TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një përpjekje për të justifikuar mënyrën jo ligjore me të cilën Rama po kërkon të ndërtojë kantieret e mëdha të Rilindjes, pa pyetur për kundërshtimet e qytetarëve, ai ka hedhur sot në parlament batutën: “Po të mos kishte kofortësi, nuk do të ekzistonte Parisi”.
Me një injorancë të frikshme për diferencën mes kohëve dhe me një njohje sipërfaqësore të ndryshimeve historike, kryeministri që dikuar ka qenë emigrant në Paris i referohet kohve të nipit të Bonapartit, Napolonit të III (poshte), i cili erdhi në pushtetpa një grushti shteti dhe e drejtoi për 18 vjet vendin e galëve.
I prirur nga një dëshirë diktatoriale për modernizim ai caktoi baronin Haussmann (majtas lart) të projektonte Parisin e ri, me ndërtesjt e njohuara dhe me bulevardet osmaniane me të cilat mrekullohemi ende dhe sot.
Në këtë kuptim, nuk ka dyshim se voluntarizmi i një perandori si napoloni i tretë, kokfortësia e tij na dhuroi Parisin që kemi sot.
Po ashtu si perandorët më gjakatarë romakë ngritën mrekullitë e Romës së lashtë, apo faraonët e Egjyiptit, piramidat.
Edhe brenda hapsirës sonë të vogël gjeografike kokfortësia e Enver Hoxhës ngriti hodocentrale, bëri elektrifikimin e Shqipërisë, thau kënetat dhe zhduku malarjen.
Në këtë pikë është botërisht e pranuar se diktaturat janë në gjendje të mbarojnë punë të mëdha, pavarësisht nga çmimet që paguajnë popullsitë që jetojnë në kohën që ngrihen këto vepra.
Dhe këtu Rama ndoshta ka të drejtë. Pa kokfortësinë e njeriut që drejtonte “lë second empire”, Napolonit të tretë, Parisi nuk do të ishte ky që kemi sot.
Por, aty ku Rama bën një gabim të vogël është fakti se për fatin e keq të ëndrave të tij më të fshehta, ne sot nuk drejtohemi nga një perandor, por jetojmë në një regjim që pretendohet si demokratik.
Dhe në të tilla regjime predikohet jo uni i liderit, por konsultimi me qytetarët, vendimmarraj demokratike dhe loja e balancave kundërpushtete, për vendime të tilla që prekin masa të mëdha njerzish dhe breza të tëra qytetarësh.
Prandaj kokfortësia e pernadorëve që bënë Parisin sot është një koncept që se pranojnë as vetë parizienët. Rama ka të drejtë kur kujton Napolonin e III, por ai thjeshtë ngatërron kohë kur adapton shembullin e tij sot. /Lapsi.al