AKTUALITET, 25 Prill 2019, 17:11

Protesta e opozitës, mbi një mijë protestues nisen nga Dibra për në Milot

Protesta e opozitës, mbi një mijë protestues nisen nga Dibra


Në pesë qarqe të vendit (Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë) priten protesta të organizuara nga Partia Demokratike. Qëllimi i këtyre protestave është ndalimi i qarkullimit rrugor.

Sipas burimeve të PD Dibër, rreth 1 mijë simpatizantë janë nisur drejt autostradës së Milotit, aty ku edhe do të përqendrohet protesta për zonën e Veriut.

Ata po udhëtojnë me makina personale, por edhe me autobusë. Në krye të protestës së tyre qëndron ish-deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi.