TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me fjalimet e tij "alla Fidel Kastro" në Kuvend, Edi Rama nuk ka korrur sukses vetëm në radhët e deputetëve të Partisë Socialiste, por edhe mes atyre të "Opozitës së Re".
Ndërsa kryeministri tallej me filxhanin e Monikës, me Lulin me xhepat plot, me Patozin që e ka futur në lojë Saliu, me shqetësimet e Fatmir Mediut për mbijetesën e partive fantazëm, shkulma të mëdha gazi kanë shpërthyer mes përfaqësuesve të "Rilindjes".
Por, e çuditshme është se si kamera e ERTV-së ka fiksuar duke u zgërdhirë me pathos edhe pjestarët e opozitës së re të cilët janë betuar në kuvend për të luftuar me këtë qeveri.
Ndërsa njëri nga deputetët ishte gati të shkrihej gazit si karamele, humori i Ramës ishte aq i hollë sa me gjithë përmbajtjen nuk e la pa qeshur as vetë heroikun Myslim Murrizi. E vetmja që ka ruajtur seriozitetin ishte Rudina Hajdari, e cila u ngrit të replikonte me Ramën, duke deklaruar se zgjedhjet e 2017 ishin të rregullta dhe parlamenti dhe qeveria legjitime.