AKTUALITET, 25 Prill 2019, 16:26

Miratohen ndryshimet në Kuvend, Rama nis reformën zgjedhore me opozitën fasadë

Miratohen ndryshimet në Kuvend, Rama nis reformën zgjedhore me


Kuvendi miratoi sot ndryshimet në komisionin parlamentar për Reformën Zgjedhore. Nga 18 anëtarë që ka pasur në të shkuarën, do të ketë 12 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 6 nga opozita e re.

Anëtarët e PS-së do të jenë Vasilika Hysi, Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati dhe Alket Hyseni e ndërsa nga opozita e re do jenë Rudina Hdajri, Muslim Murrizi, Nimet Musai, Ralf Gjoni dhe Andi Përmeti. Ky i fundit themelues i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, i cili këtë të enjte u betua si deputet.

Bashkëkryetar do të jetë Damian Gjiknuri nga PS dhe Korab Lita nga PD. Afati i fundit është deri në datë 28 nëntor, përfshirë dhe ndryshimin e sistemit.