TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfundon takimi mes ambasadorit të BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, dhe krerëve të partive të vogla opozitare, aleatë të Partisë Demokratike.
Takimi pranë zyrave të BE-së në Tiranë ka zgjatur një orë.
Në takim merrnin pjesë krerët e LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR, ndërsa në përfundim të tij kreu i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh se do t’i kërkojnë një takim kreut të shtetit, Ilir Metës.
Sipas tij, Meta duhet të thërrasë një tryezë diskutimi ku të marrin pjesë opozita dhe mazhoranca.
Takimi i tyre me Sorecën vjen pas firmosje së marrëveshjes me dhjetë pika me Partinë Demokratike, për të mos lejuar më që në vend të mbahen zgjedhje farsë.