TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në zgjedhjet që u mbajtën në SHBA, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zgjodhi të heshtë dhe të mos e përsërisë gafën e katër viteve më parë kur doli në CNN për të sulmuar Donald Trump dhe për të shprehur përkrahjen e Hillari Klinton gjatë fushatës.
Por kjo nuk do të thotë se ka qenë indiferent. Vetëm pak minuta pasi Joe Biden shpalli fitoren në garën presidenciale, kryeministri i Shqipërisë ka nxituar të shprehë pëlqimin e tij për mesazhin e kandidatit demokrat, siç shihet në foton më poshtë. Nuk kishin kaluar as 4 minuta, kur Rama nxitoi me komandën like në Twitter për presidentin amerikan.''
