TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fatos Lubonja ka komentuar zgjedhjet në SHBA duke thënë se lajmin për triumfin e Biden e ka pritur me lehtësim dhe e cilëson një kthim në normalitet.
Sipas tij një mandat i dytë për Trump do ishte shumë i rrezikshëm pasi do të rrezikonte rëndë demokracinë, institucionet apo dhe botën me politikat e tij.
“Shkurt do thoja që, kemi të bëjmë me një kthim në normalitet. Domethënë, është unë personalisht e kam pritur me lehtësim. Një fitore tjetër e Trump e kam parë si rrezik më të madh edhe për botën me politikat e tij shumë kontroverse, polarizuese, të njëanshme, edhe për demokracinë me prirjen e tij për të kontrolluar institucionet, për mos lejuar ato që janë vlera e Amerikës.
Amerikanët kur u ndanë nga Britania nuk donin të qeveriseshin nga një mbret, por nga një president. Ka qenë një luftë e madhe për ta konsoliduar këtë sistem në mënyrë që çdo 4 vite të ketë zgjedhje të lira, pas 8 vitesh të ikë Presidenti.
Ky e turbulloi keq sistemin që ka defektet e veta. Janë krijuar dhe premisat për zgjatje të mandatit të President.
Trump ishte kërcënim për institucionet demokratike, i personalizoi shumë, tentoi t’i kontrollojë. Në këtë kuptim është kthim në normalitet.”- tha Lubonja për News 24.
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/11/07/joe-biden-fiton-zgjedhjet-do-te-jete-presidenti-i-46-i-shba-ve/
https://www.tpz.al/2020/11/07/nga-angela-merkel-tek-boris-johnson-lideret-boteror-urojne-biden-per-fitoren-e-zgjedhjeve-ne-shba/