AKTUALITET, 7 Nëntor 2020, 18:09

Demokratët fitojnë zgjedhjet presidenciale, reagojnë Joe Biden dhe Kamala Harris

Demokratët fitojnë zgjedhjet presidenciale, reagojnë Joe Biden

SHBA- Joe Biden është fituesi i zgjedhjeve presidenciale dhe do të jetë presidenti i 46 i SHBA-ve. Ai ka reaguar pak më parë në rrjetin social Twitter, me një mesazh të shkurtër për amerikanët dhe një video, që e shoqëron këtë mesazh. Biden do të mbajë edhe fjalimin e fitores ditën e sotme. "Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur për të udhëhequr vendin tonë të jashtëzakonshëm. Puna që kemi përpara është e vështirë, por unë ju premtoj këtë: Unë do të jem president për të gjithë amerikanët - nëse votuat apo jo për mua. Unë do ta ruaj besimin që më keni dhënë", shkruan Biden. Njëkohësisht ka reaguar edhe zëvendëspresidentja e ardhshme, Kamala Harris. "Këto zgjedhje janë shumë më tepër se sa unë dhe Joe Biden. Ka të bëjë me shpirtin e Amerikës dhe vendosmërinë tonë për të luftuar për të. Kemi shumë punë për të bërë. Le të fillojmë!". shkruan Harris. /TPZ.al/