AKTUALITET, 7 Nëntor 2020, 21:13

Automjeti bie nga ura në hyrje të fshatit në Gjirokastër, çifti i bashkëshortëve dërgohen në spital

Automjeti bie nga ura në hyrje të fshatit në Gjirokastër,

Një automjet ka rënë nga ura në fshatin "Andon Poçi" në Gjirokastër. Ura ndodhet në hyrje të fshatit dhe ka qenë mjeti tip "Ford Fiesta" me një çift bashkëshortësh brenda që ka përfunduar poshtë saj.

Çifti i bashkëshortëve nga Humëlica janë dërguar në spital teksa kanë marrë lëndime, por jo në pasoja për jetën.

Mësohet se mjeti kishte humbur kontrollin tekas grupi i zjarrfikëses ka mundur të shpëtojë burrin dhe gruan.