TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhen detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Sandër Lleshi është emëruar zv.ministër i Brendshëm me kompetencat e ministrit. Ndërsa nesër do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme Kuvendi për të votuar dekretin e Presidentit të Republikës për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Lajmi është bërë i ditur nga burime brenda mbledhjes së Grupit parlamentar të PS-së.
Dy ditë më parë, presidenti Ilir Meta, refuzoi të dekretojë Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm.
Zyra e shtypit në Presidencë, njoftoi se Meta nuk e ka krijuar bindjen për të drekretuar Lleshin si ministër.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”, thuhej në njoftimin e shkurtër të Presidencës.
TPZ.AL