TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy ditë pas zgjedhjes vetëm me votat e maxhorancës të Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, rezulton se përpara të hënës ka pasur negociata mes stafeve të kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha për të zgjidhur ngërçin e krijuar.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit në Ora News se pas ftesës që Rama i kishte bërë, Basha kërkonte që palët të uleshin dhe të përcaktonin procedurën ligjore për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm.
“Si u ftua Basha? Para se të ftohej Basha, ambasadorët Lu dhe Vlahutin, pa e kërkuar njeri mbi tokë, askërkush përveç Ramës, botuan një dokument se si duhej zgjidhur Kryeprokurori i Përkohshëm. Në këtë dokument dilte se Kryeprokurori mund të zgjidhej edhe me 36 vota. Studim i OPDAT dhe EURALIUS, studim i pakërkuar nga Parlamenti. Morën atribute të Gjykatës Kushtetuese, Presidentit dhe Parlamentit”, tha Berisha.
Sipas tij “në këto kushte e ftonte. Basha tha hajde të ulemi, të përcaktojmë procedurën ligjore që do ndjekim dhe që s’mund të ishte kurrë nën 3/5 pastaj të procedojmë me emrin. Jo i thanë ndërmjetësit Bashës, do fillojmë me emrin se pastaj mund të bllokoni. Basha tha “nëse e bllokojmë, përcaktojmë mekanizmin anti-bllokim”. Cfarë ishte ftesa? Ishte një kurth i ulët, i turpshëm, në të cilin Basha dhe asnjë politikan nuk mund të binte”.
https://www.facebook.com/360Grade.Al/videos/1537912982964920/