AKTUALITET, 20 Dhjetor 2017, 12:41

Pas Bashës, ambasadori amerikan në zyrën e Monika Kryemadhit

Pas Bashës, ambasadori amerikan në zyrën e Monika Kryemadhit

Pas takimit me Lulzim Bashën, ambasadori amerikan Donald Lu ka takuar edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI ishte një nga protagonistet e protestës së dy ditëve më parë në Kuvend.

Madje ajo shkoi edhe më tej në qëndrimin e saj kundër kryeministrit, tentoi ta godas me këpucë.

Për këtë qëllim, policia ka nisur procedim ndaj Kryemadhit dhe disa deputetëve të tjerë.

Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha, janë bashkuar në një opozitë të vetme, kundër kryeministrit Edi Rama.

Ata kanë marrë një vendim të përbashkët për të përshpejtuar protestat. Kjo gjë ka bërë që ambasadori amerikan Donald Lut të zhvilloi takime me të dy liderët e PD-së dhe LSI-së gjatë ditës së sotme.

TPZ.AL