AKTUALITET, 20 Dhjetor 2017, 10:56

Ambasadori i OSBE, Borchardt: Reforma në drejtësi me rëndësi, por nuk është gjithçka

Ambasadori i OSBE, Borchardt: Reforma në drejtësi me

Prezenca e OSBE-së në një konferencë për të shënuar mbylljen e projektit të saj trevjeçar “Për mbështetjen e masave antikorrupsion në Shqipëri”, tha se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të luftuar korrupsionin dhe shitblerejen e votës.

Në fjalën e tij kreut të OSBE, Bern Borchardt deklaroi se ka pasur përmirësime të masave antikorrupsion nga 2013 e këtej, por sipas tij, “korrupsioni është problem për investimet e huaja”.

Sipas tij, në vetëm në portalin stop Korrupsionit ka pasur 100 raste të dyshuara korrupsioni që janë referuar në prokurori.

Ambasadori i OSBE-së foli gjithashtu edhe për krimin në zgjedhje, blerjen dhe vjedhjen e votave. Sipas tij, ka qindra denoncime, por asnjë hetim nuk është bërë dhe askush nga përgjegjësit nuk ka marrë dënimin e merituar.

Ai tha se korrupsioni ka prekur shoqërinë shqiptare. Ndërsa për denoncimet e bëra nga partitë politike u shpreh se ato kanë përfunduar në prokurori, por deri tani nuk kemi parë asnjë rezultat.

Bëri thirrje për të luftuar korrupsionin me të gjitha forcat. Ndërkohë që reformën në drejtësi e konsideroi të domosdoshme, por sipas tij nuk është gjithçka.

“Korrupsioni problem i madh, duhet bashkëpunim. Shumë raste korrupsioni në prokurori, por ku janë rezultatet? Korrupsioni duhet luftuar me të gjitha forcat. Reforma në drejtësi është e rëndësishme, por jo gjithçka", tha Borchardt.