AKTUALITET, 20 Dhjetor 2017, 10:33

Katër të plagosur nga aksidenti në aksin Lushnjë-Fier, pranga shoferit

Katër të plagosur nga aksidenti në aksin Lushnjë-Fier,

Një aksident me 4 të plagosur ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Lushnjë-Fier.

Siç bëhet e ditur nga policia e Fierit, një 48-vjeçar, i cili drejtonte një makinë tip ‘Benz’ është përplasur me një 52-vjeçar, i cili po udhëtonte me një makinë tip ‘Opel’.

Nga përplasja, bëhet e ditur se kanë mbetur të plagosur shoferi makinës ‘Opel’, dhe pasagjerët që po udhëtonin me këtë mjet.

52-vjeçari me iniciale D.C, si dhe pasagjerët që ndodheshin në këtë makinë, A.M, 49 vjeç, E.M, 41 vjeçe dhe B.P, 39 vjeçe, banuese në Vajkan, Fier janë dërguar në spitalin e Fier, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shkuar në vendin e aksidentit, dhe pas hetimeve të parë, bëhet e ditur se ka arrestuar 48-vjeçarin Maliq Mingën, pasi ka qenë shkaktar i aksidentit me 4 të plagosur.