TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një qëndrim përcjellë për TemaTV kompania e cilëson VKM-në e fundit të qeverisë shqiptare, përmes së cilës ndahet fatura e dëmshpërblimeve për banorët, si të pambështetur.
Në muajin shkurt të dyja palët caktuan një ekspert të pavarur që do të përpilonte një raport mbi shkakun e lëkundjeve. Deri më sot ky ekspert nuk ka publikuar gjë dhe vendimi i qeverisë është bazuar mbi një VKM të muajit mars që përcaktonte përgjegjësi të përbashkët mes palëve në përballimin e dëmeve.
Konkretisht, qeveria ka ngarkuar Bankers me detyrimin për të paguar rreth 100 milionë lekë përkundrejt 73 milionë që paguan qeveria. Mbetet për t’u parë sesi do të ecet më tej, në një kohë që të dyja palët i referohen Marrëveshjes Hidrokarbure e cila është konfidenciale.