AKTUALITET, 20 Dhjetor 2017, 11:18

Prokuroria kërkon pezullimin e tre gjyqtarëve

Prokuroria kërkon pezullimin e tre gjyqtarëve

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar pezullimin nga detyra të tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Durrësit, për korrupsion.

Nën hetim për korrupsion janë gjyqtarët Kliton Spahiu, Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Por Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën e Krimeve të Rënda për pezullimin e tre gjyqtarëve. /Tch