AKTUALITET, 20 Dhjetor 2017, 12:19

Mbyllet takimi Basha-Donald Lu, çfarë u bisedua kokë më kokë/FOTO

Mbyllet takimi Basha-Donald Lu, çfarë u bisedua kokë më

Përfundon takimi mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi kishte nisur rreth një orë më parë. Ai ishte kërkuar nga ambasadori Donald Lu, vetëm dy ditë pas protestave që opozita organizoi para dhe brenda sallës së Kuvendit.

Ndërkohë ambasadori Lu se bashku me ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin,  e dënuan dhunën që sipas tyre u ushtrua gjatë kësaj proteste.

Nuk dihet ende se çfarë është biseduar gjatë këtij takimi kokë më kokë, por një gjë është e sigurtë, që në fokus ka qenë paralajmërimi i opozitës për të përshkallëzuar protestat, pas janarit si dhe mënyra e emërimit të kryeprokurores së përkohshme.

[gallery columns="1" ids="41747,41748,41749,41750,41751"]

TPZ.AL