AKTUALITET, 1 Shkurt 2018, 08:45

Aksident në Shkodër, humb jetën 22-vjeçari

Aksident në Shkodër, humb jetën 22-vjeçari

Aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Sipas të dhënave të para mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Florian Çolaj, 22-vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, në afërsi të fshatin Shtoj i Ri.

Mësohet se “Automjeti tip ‘Opel Corsa’ me targë AA 615 NP ka dalë nga rruga si shkak i shpejtësisë tej normave të lejuara”.

Policia ka nisur hetimet lidhur me zbardhjen e plotë të aksidentit./TPZ.AL