TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ceremonia “Defender Europe 21”, ka bërë bashkë krerët më të lartë të shtetit.
Në ceremoni, të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta dhe Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim. Në fotot e realizuara nga LSA, shihen momente të shkëputura nga ceremonia. Ambasadorja Yuri kim, shfaqet në dorë në zemër gjatë momentit që në sfond dëgjohej himni.
Po ashtu, ajo nuk e ka hequr vështrimin nga një fletore që mbante në duar, e shpesh, shënonte diçka. Kryeministri Edi Rama, ndryshe nga të pranishmit e tjerë ka “thyer” protokollin e veshjes.
Ai është paraqitur me atlete të zeza, me vija anësore portokalli, ndërsa veshur mbante tuta. Veshjen ai e kishte kompletuar me një xhaketë serioze dhe këmishë të bardhë, padyshim, nuk mungon as maska mbrojtëse.
Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta, është parë gjatë gjithë kohës me telefon në dorë. Sa i përket vendeve ku janë ulur, në qendër, qëndron kryeministri Edi Rama.
Përbri tij në të djathtë, qëndron Ambasadorja Yuri Kim, ndërsa në krahun e tij të majtë Presidenti Ilir Meta. Largësia e ulëseve mes dy zyrtarëve të lartë, është e dukshme.
Sakaq, pjesa tjetër e ceremonisë iu dedikua qytetarëve. Forcat ushtarake që ndodheshin në sheshin “Nënë Tereza” janë treguar të gatshëm të bisedojnë dhe të realizojnë foto me qytetarët e pranishëm.
Ndërsa, hapësira e sheshit, ishte tejmbushur nga prezenca e autoblindave ushtarake, e armatimeve të tjera të rënda.
Ceremonia, u kompletua nga banda frymore e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të cilët, herë pas here loznin ritme të muzikës patriotike shqiptare.
