TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme në kryeqytet, është mbajtur një protestë kundër abuzimeve seksuale.
Qindra qytetarë kanë marshuar me pankarta në duar, duke bërë thirrje kundër abuzimeve seksuale dhe sensibilizimin e shoqërisë ndaj këtij fenomeni. Protesta ka marrë shkasë nga abuzimi i fundit tronditës, i një 15 vjeçare në Mirëditë, e cila u përdhunua nga disa burra.
Mes protestuesve kishte edhe aktivistë të shoqërisë civile.
“Përdhunues si i shikon në sy fëmijët e tu?”, “Mos ma vrit fëmijërinë, eduko djalin”; “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm” e parulla të tjera të ngjashme janë shfaqur në protestë nga pjesëmarrësit.
