AKTUALITET, 23 Maj 2021, 11:04

Vijon distancimi, Rama i “pret” fjalën Metës, në fund përshëndet vetëm Yuri Kim

Ndonëse u bënë bashkë ne ceremoninë “Defender 21” në Tiranë, kreu i qeverisë Edi Rama dhe ambasadorja Yuri Kim kanë qëndruar në distancë nga presidenti Ilir Meta në përfundim të fjalimeve.

Menjëherë pas mbylljes së ceremonisë kreu i qeverisë është takuar me Kim për t’u larguar më pas, ndërsa kreu i shtetit shkëmbeu përshëndetje me përfaqësues të forcave të Armatosura.

Gjatë kohës kur mbanin fjalimet, presidenti Ilir Meta e transmetoi të gjithë ceremoninë, pa ndërprerë kryeministrin Edi Rama, ndërsa ky i fundit e hoqi transmetimin në faqen e tij zyrtare në momentin e fjalimit të presidentit.

Në fjalim Kim iu drejtua presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa ata përmendën vetëm Kim dhe të pranishmit e tjerë pa iu drejtuar njëri tjetrit.