TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka bërë të ditur pesë kërkesat e tij lidhur me garën zgjedhore brenda kësaj force politike.
Në një deklaratë për shtyp, Kadilli theksoi ndër të tjera se duhet të ngrijë administrata aktuale e PD deri në zgjedhje.
Gjithashtu, ai e sfidoi edhe njëherë publikisht Lulzim Bashën duke e ftuar në debat publik.
“I kërkoj kryesisë të miratojë edhe formalisht kërkesat për kandidim. Të miratojë modalitet dhe procedurat, ku në kushte të barabarta çdo kandidat të komunikojë.
Të ngrijë e gjithë administrata. Çdo kandidati ti jepet lista e plotë.
Të organizohen tre debate të hapura për publikun, në Tiranë Shkodër dhe Vlorë me të gjithë kandidatët. Sot i bëj thirrje të gjithë demokratëve të shikojmë këtë garë si mundësi për tu ngritur edhe njëherë.
I kërkoj Bashës që atë që i kërkoi Ramës një debat publik. Duhet të jemi të hapur për tu zgjeruar. Sot kemi në garë pesë kandidatë.
Projekti im filloi me këtë ti rikthej garën e PD. E sfidoj Bashën të pranojë debat publik,” deklaroi Kadilli.