AKTUALITET, 23 Maj 2021, 12:18

Ironia e Berishës me memen: “Po kërkoj librin ‘Shqipëria një shtet demokratik dhe i europianizuar’”

Ironia e Berishës me memen: “Po kërkoj librin

Ish-Presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, për shkak se Departamenti Amerikan i Shtetit, atë dhe familjen e tij, e shpalli person ‘non grata’ në SHBA.

Të shumta kanë qenë reagimet e Berishës këto kohë, ndërsa në deklaratat e bëra, ka theksuar se ka nisur një padi ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Ky i fundit, nëpërmjet një statusi në “Twitter”, shpjegonte se arsyet që dërguan SHBA-në në marrjen e këtij vendimi, ishin abuzimi që sipas tij, ish-Kreu i shtetit ka bërë në kohën që ka qenë në qeveri, si dhe është kujdesur që të pasurohen anëtarët e familjes dhe aleatët.

Sakaq, një foto ironike, Berisha e ka publikuar pak minuta më parë në rrjete sociale.

Në foton e publikuar nga Berisha shihen dy persona, një djalë, teksa shkon në një bibliotekë dhe kërkon librin me titull:

“Shqipëria një shtet demokratik dhe i europianizuar”, ndërsa, punonjësja e bibliotekës i përgjigjet: Seksioni i librave me përralla gjendet në fund të korridorit”.