AKTUALITET, 23 Maj 2021, 10:23

Rama, Meta dhe Yuri Kim bëhen bashkë në stërvitjen ushtarake "Defender Europe 2021"

Rama, Meta dhe Yuri Kim bëhen bashkë në stërvitjen ushtarake

Forcat e NATO-s të cilët ndodhen në Shqipëri në kuadër të stërvitjes së armatosur “Defender Europe 21”, kanë zbarkuar këtë të diel në Sheshin “Nënë Tereza”.

Kjo bëhet për qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të kenë mundësi të ndjekin nga afër autoblindat, mjetet ushtarake, por edhe të bisedojnë disa çaste me ushtarët vendas e të huaj.

Në kuadër të këtij zhvillimi, në sheshin “Nënë Tereza” u zhvillua një ceremoni, ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.

Kujtojmë se edhe ditën e pritjes, në portin e Durrësit, dy krerët e shtetit u bënë bashkë, por, në lidhjen direkte në rrjetet sociale, në momentin që Presidenti Meta mori fjalën Presidente, kryeministri Rama, e ndërpreu transmetimin dhe e përfundoi para kohe takimin.