TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një person u gjet i vdekur në lagjen Vullnetari në Elbasan.
Sipas uniformave blu, 69-vjeçari ka prerë damarët e duarve me thikë dhe më pas është hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte i vetëm duke gjetur vdekjen.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një person të gjetur pa shenja jete në anë të rrugës në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, ju informojmë se:
Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan rezulton se trupi i pajetë i përket shtetasit R.K., 69 vjeç, banues në Elbasan.
Nga këqyrja e turpit dhe e banesës rezultoi se ky shtetas jetonte i vetëm në banesë dhe dyshohet se ka prerë damarët e duarve me mjet të mprehtë (thikë) dhe më pas është vetëhedhur nga kati i 4 i pallatit ku banonte.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.