TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arrest shtëpie për këngëtarin Aleksandër Gjoka i cili u arrestua në orët e para të mëngjesit të djeshëm pasi u përfshi në një aksident.
Ky është vendimi i gjyqtarit Artan Gjermani për këngëtarin e njohur, i cili rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Gjoka u përfshi në një aksident në orët para të mëngjesit të djeshëm në zonën e Farkës dhe u transportua në spitalin e Traumës për shkak të lëndimeve të marra në aksident.
Kjo nuk është hera e parë kur këngëtari arrestohet.
Herën e parë ai u arrestua më 23 dhjetor të vitit 2019 në zonën e Parlamentit, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Pak orë para ngjarjes vetë këngëtari zbuloi se në mbrëmë kishte qenë duke pirë në shoqërinë e ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
“Me shokun dhe mikun tim te hershem Vangjush Dako(Gjushi)”, shkruante këngëtari në statusin e tij në rrjetet sociale, pak para orës 21:00 të mbrëmjes.
Tashmë këngëtari ndodhet në spitalin e Traumës, për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga përplasja gjatë aksidentit.