AKTUALITET, 7 Shtator 2018, 21:59

Tifozi i veçantë, presidenti Meta mbështet Shqipërinë, me dorë në zemër në Elbasan Arena

Tifozi i veçantë, presidenti Meta mbështet

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë një ndër tifozët e Kombëtares Shqiptare sot në Elbasan Arena. Ai ka qenë në tribunën e nderit përkrah Presidentit të FSHF-së Armand Duka.

Në kohën kur është kënduar himni, Kreu i Shtetit ashtu si gjithë të pranishmit është çuar më këmbë dhe ka shoqëruar himnin me dorën në zemër.