AKTUALITET, 7 Shtator 2018, 21:15

Në Elbasan Arena jo vetëm tifozë, FRPD ka një mesazh për kryeministrin Rama

Në Elbasan Arena jo vetëm tifozë, FRPD ka një mesazh

Jo vetëm tifozë të Kombëtares shqiptare në stadiumin Elbasan Arena. Ndeshja e sotme Shqipëri-Izrael është përdorur edhe për një mesazh politik.

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë shpalosur një banderolë mbi flamurin kuq e zi me një mesazh për kryeministrin Edi Rama. “Rama ik!”, shkruhej në banderolën që ka mbuluar stadiumin e Elbasan Arena./