AKTUALITET, 7 Shtator 2018, 22:46

Shqipëri-Izrael 1-0, Taulant Xhaka u dhuron Kuqezinjve fitoren historike në Ligën e Kombeve

Shqipëri-Izrael 1-0, Taulant Xhaka u dhuron Kuqezinjve fitoren historike
Mjafton Taulant Xhaka për ta nisur me fitore Ligën e Kombeve. Një “bombë” e mesfushorit kuqezi i ka mjaftuar skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë që të triumfojë 1-0 ndaj skuadrës së Izraelit. Një ndeshje me shumë emocione në “Elbasan Arena”, por me pak tifozë që kishin zgjedhur që të ndiqnin ndeshjen nga stadiumi. Panuçi vinte me ndryshime në formacion, pasi kishte kthyer gardën e vjetër me Bashin, Memushajn, Hykën dhe Xhakën që zinin vend në formacion. Kishte vend dhe për debutuesit Binaku, Gavazaj, por dhe Gurit në një ndeshje zyrtare. Strakosha ishte pozicionuar mes katërkëndëshit të portës, por duhet theksuar se “gardiani” ishte ndoshta lojtari më i mirë në fushën e lojës, pasi ishte shpëtimtar i padiskutueshëm në disa raste. Izraeli ashtu siç pritej rezultoi një “kockë e fortë” për kuqezinjtë, të cilët vuajtën jo pak, por falë pritjeve të Strakoshës dhe “rrufesë” së Xhakës marimm një 3-pikësh që do të vlejë shumë. Guri e nis me një rast për gol ndeshjen, por më pas ishte skena për miqtë, të cilët u ndalën nga portieri kuqezi, i cili i tha “JO” Zahavit me shokë në disa raste të pastra shënimi. Fraksioni i dytë nisi mirë për Shqipërinë, që gjeti golin, pas një aksioni të gjatë. Kapiteni Hyka ftoi Xhakon, i cili nuk mendoi dy herë për të goditur, duke e ccuar topin në fundin e rrjetës. Me kalimin e minutave kuqezinjtë mund të kishin shënuar sërish, por Balaj, Hysaj dhe më pas Hyka nuk mundën që të shfrytëzonin rastet që u krijuan. Në minuta e fundit ishin miqtë të cilët e shtuan ritmin, por pa mundur që të gjenin golin e barazimi. Shqipëria merr pikët e para dhe kalon në krye të grupit, por nuk ka kohë për festë, pasi ndeshja e radhës është ndaj Skocisë në transfertë, një ndeshje akoma dhe më e vështirë. Sot të shijojmë suksesin me Izraelin, i cili ishte jo pak i vuajtur.

Shqipëri 1-0 Izrael

Shenues: Xhaka 55'

Minutë pas minute

Përfundon takimi, Shqipëria siguron fitoren e parë në Ligën e Kombeve.  90+1′ Sërish protagonist Strakosha që shpëton edhe njëherë portën, pas një top të ardhur nga thellësia. 90′ Akordohen 4 minuta shtesë. 84′ Zëvendësim i detyruar te Shqipëria, largohet Veseli i dëmtuar, në fushë Mërgim Mavraj. 81′ Hysaj ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Dabur. 79′ Zëvendësim te Izraeli, largohet Kapiloto, vendin e tij e zë Mika. 75′ Fantastik Hyka në këto minuta, bën gjithçka bukur nga e majta dhe provon me një gjuajtje mjaft të mirë, por ndërhyn me majrat e gishtave portieri i Izraelit që i mohon golin kapitenit të Shqipërisë. 73′ Topi prek shtyllën pasnjë harkimi nga këndi të Solomon. 72′ Rast i rrezikshëm në portën e Strakosh, por portieri bën në pritje të shkëlqyer duke larguar topin në këndore. 72′ Zëvendësim te Izraeli, largohet Kajal në fushë Solomon. 71′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Gavazaj, në fushë mbrojtësi Herdi Prenga. 55' Gol! Taulant Xhaka shënon një supergol. 1-0. 50′ Memushaj liron të djathtën dhe provon me një goditje të bukur, topi devijohet në këndore. 47′ Zëvendësim edhe te Izraeli, largohet Zahavi, vendin e tij e zë Hemed. 47′ Balaj merr në top të gjatë në zonë dhe kërkon të rrezikojë menjëherë, por largojnë mbrojtësit izraelitë. 46' Starton pjesa e dytë, Panuçi hedh në fushë Balajn ne vend të Gurit. 45+1′ Moment mjaft i mirë për Shqipërinë, bllokohet në momentin e fundit Memushaj. Topi dërgohet në goditje këndi. Mbyllet pjesa e parë. 45′ Akordohet 1 minutë shtesë. 41′ Momenti më i vështirë në portën e Shqipërisë.Gjimshiti kthen një top të gabuar te Strakosha, përfiton sulmuesi i Izraelit, por, me portë të boshatisur, nuk përfiton, duke u vonuar. Ndërhyn më pas Strakosha, duke shpëtuar një gol të sigurt. 23′ Miqtë nga Izraeli provojnë të rrezikojnë, por në lartësinë e duhur mbrojtësit shqiptarë. 20′ Goditje dënimi për Shqipërinë, Memushaj harkon në zonë, Hyka provon me kokë, por topi shkon shumë larg kuadratit. 17′ Hyka driblon bukur nga e majta dhe jep një top në zonë për Gavazajn, por mesfushori nuk arrin ta kontrollojë siç duhet topi 15′ Sërish Shqipëria rrezikshëm me Gurin. Sulmuesi shkodran kërcen me kokë pas harkimit të Binakut nga e majta, por gjyqtari akordon faull në sulm. 14′ Gavazaj harkon një top nga e djathta për Gurin, i cili provon të devijojë me kokë, por jashtë kuadratit. 10′ Gabimi i Bashës në mesfushë, futbollistët e Izraelit dalin rrezikshëm nga e majta dhe hedhin një top në zonë, shpëton për mrekulli porta e Strakoshës. 9′ Basha ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë. 7′ Basha hedh një top në zonë dhe pas një lëvizje mashtruese të Gurit sulmuesi del përballë portierit, por nuk arrin ta dërgojë topin në portë. 6′ Goditje nga distanca e izraelitëve, por topi përfundon jashtë. 5′ Mundësi e mirë shënimin për Izraelin. Nga goditja e këndit, topi kthehet në zonë me thembër, por largon pa kaluar vijën Strakosha. 1′ Ka nisur takimi