AKTUALITET, 7 Shtator 2018, 20:17

Barazim i merituar në transfertë, Kosova i merr pikë Azerbajxhanit

Barazim i merituar në transfertë, Kosova i merr pikë
Kosova zhvilloi ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve në këtë edicion, dhe mori një barazim të vlefshëm, si dhe me plot meritë, në transfertë ndaj Azerbajxhanit. Ndeshja që u mbyll pa gola, në përgjithësi ishte e qetë, dhe pa raste të pastra shënimi.

Në pjesën e parë, loja u përqendrua më shumë në mesfushë, dhe vetëm në fundin e saj, dy tentativa nga Celina dhe Muriqi, i futën frikën azerëve, por gjithsesi nuk patën shënjestrën e duhur.

Në të dytën, ishin vendasit që patën më shumë iniciativë, dhe provuan më shumë drejt portës së Ujkanit, por në fund, rrjeta mbeti e paprekur. Kosova merr kështu foton e parë, ndërkohë që në grupin 3 në Ligën D, gjenden edhe Malta e Ishujt Faroe. Ndeshjen e ardhshme, dardanët e luajnë ndaj Ishujve Faroe, ditën e hënë, më 10 shtator.