AKTUALITET, 25 Shkurt 2018, 19:49

Rama zbulon se i ka dërguar Metës informacionin për marrëveshjen e detit me Greqinë

Rama zbulon se i ka dërguar Metës informacionin për

Kryeministri Edi Rama zbuloi se qeveria i ka paraqitur Presidentit të Republikës, sqarimet që ai kërkoi lidhur me negociatat për marrëveshjen e detit. Rama u shpreh se Meta nuk e refuzoi dhënien e plotëfuqisë, por kërkoi informacion shtesë, të cilin tashmë e ka në tryezë.

"Dua t’iu bëj një korrigjim të detyruar.  Presidenti nuk ka refuzuar, por ka kërkuar me të drejtën që jep kushtetuta dhe autoriteti i tij, disa sqarime lidhur me kërkesën e dërguar për marrjen e autorizimet. Sqarimet e kërkuara janë dhënë, janë në tryezën e presidentit. Ju ftoj ta shohim çështjen me seriozitet. Të gjejmë arsye të bëjmë lajm por jo në këtë proces", u shpreh Rama.

Kujtojmë se Presidenti Meta, ka kërkuar nga qeveria që të përcaktojë objektin e marrëveshjes, emrat e negociatorëve dhe parimin që do të përdoret gjatë negociatave.

/TPZ.AL/