AKTUALITET, 8 Maj 2019, 09:33

Xhaçka takon kontigjentin shqiptar në Letoni, gjendja e Majorit Tanushi mbetet e rëndë


Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka vizituar trupat e Forcave të Armatosura, si dhe dy ushtarakët që mbetën të plagosur dy ditë më parë në Letoni. Lajmi i keq që vjen prej kësaj vizite është fakti se gjendja e komandantit të kontingjentit, major Tanushi, mbetet e rëndë.

Major Tanushi mbahet nën kujdes mjekësor maksimal në spitalin e Rigës, ndërkohë që rreshteri Kapaj është në gjendje të mirë, jashtë rrezikut për jetën.

Ministrja Xhaçka u takua edhe me kontingjentin shqiptar në Letoni, ndërsa iu ka shprehur hidhërimin për kolegët që u prekën nga shpërthimi.

Xhaçka, ushtarakëve në Letoni: Jam këtu me ju për të ndarë hidhërimin. Ju dhe familjet tuaja, do të keni mbështetjen time personale.

Kontingjenti shqiptar nga ana tjetër është i vendosur për të vijuar misionin.

Drejtuesit ushtarakë të bazës kanë dhënë vlerësime maksimale për kontingjentin shqiptar.

Shqipëria merr pjesë në misionin e NATO-s në Letoni që prej vitit 2017, ndërsa e ndiera Zafie Hasanaj ishte nisur në misin në muajin Dhjetor.