AKTUALITET, 7 Maj 2019, 23:25

U kërcënua me video nga shoku i klasës, historia tragjike e 16-vjeçares nga Berati që vrau veten

U kërcënua me video nga shoku i klasës, historia tragjike e


Ditën e sotme mes dhimbjesh dhe lotësh është përcjellë për në banesën e fundit Adela Çaçit, 16-vjeçarja që u vetëflijua para dy ditësh duke u vetëhelmuar me pesticide.

Adoleshentja nga Berati, në gjendje të rënduar psikologjike mori kë të vendim për jetën. Ajo u dërgua nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Beratit. Por, për ndihmë më të specializuar Çaçi u nis për në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku edhe ndërroi një ditë më parë.

Por pse e mori këtë vendim 16-vjeçarja?

Adela Çaçi, banuese ne fshatin Duhanas, Berat ishte nxënëse në gjimnazin professional në qytetin e Beratit, në vitin e parë.

Prej disa kohesh ajo kërcënohej nga një nxënës në të njëjtin gjimnaz me inicialet D.K., 17-vjeç, i cili tashmë është i arrestuar.

16-vjeçarja nuk kishte bërë asnjë lloj denoncimi në lidhje me këto kërcënime, por policia e Beratit ra në gjurmët e kërcënuesit nëpërmjet mesazheve të ruajtura në celularin e vajzës që u vetëflijua.

17-vjeçari e kërcënonte se do t’i publikonte një video kompromentuese që ai dispononte, dhe për këët gjë ishin pak në dijëni primdërit. Një ditë para se të vetëflijohej ajo u kishte thënë prindërve të saj se e shqetësonte një shok gjimnazi, por pa treguar detaje.

Në një prononcim për Shqiptarja.com, drejtori i shkollës Ferik Koçi, shprehet se Adela ishte një nxënëse shembullore në mësime dhe e urtë. Ndërsa shton se personalisht ai, dhe askush nga shkolla, nuk kishin dijeni për kërcënimet e bëra ndaj saj.