TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja Mesila Doda këmbëngul se në darkën e Beogradit, kur kryeministri Edi Rama ishte për vizitë është hedhur si ide nga ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç për shkëmbimin e territoreve.
Më pas sipas saj ka patur një takim kokë më kokë mes kryeministrit Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ku është diskutuar për këtë çështje.
Mesila Doda tha se fillimisht presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka kundërshtuar por një muaj më pas e ka bërë si tezë të vetën.
Ky skenar nuk është pranuar nga gazetari Baton Haxhiu, që tha se ishte prezent dhe sipas tij Mesila Doda gënjente. Kaq ka mjaftuar dhe mes tyre janë shkëmbyer fyerje.
Pjesë nga debati
Mesila Doda: Gënjeshtar…
Baton Haxhiu: Thuaj bashkëshortit tat…
Mesila Doda: Rrugaç, ordiner… E di ç’të bëjë apo jo… (Merr në dorë shishen e ujit)
Baton Haxhiu: Turp për këto skena në studio Fevzo
Mesila Doda: Ri urtë i neveritshëm…