AKTUALITET, 7 Maj 2019, 23:29

Në marrëdhëniet shqiptaro-greke janë bërë hapa pas? Bushati: S’ka pasur asnjë raund tjetër bisedimesh

Në marrëdhëniet shqiptaro-greke janë bërë hapa


Ish-numri një i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, i ftuar në studion e televizionit ABC News, ka folur sot për marrëveshjen me Greqinë për kufirin detar.

Sipas tij, duhet të ketë vëmendje të veçantë ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm grek, ndërsa këshilloi se politika shqiptare duhet të jetë më e matur në veprimet që kanë të bëjnë me çështje të ndjeshme.

“Nuk kam një informacion të plotë të them ku është ky proces. Unë jam ndjekës i vëmendshëm i të gjithë zhvillimeve politike, nuk di të ketë pasur raund të ri bisedimesh. Di që ka pasur kontakte në nivel kabinetesh të kryeministrave. Mua më shqetëson fakti që vjet kishim marrëdhënie disa herë më të stabilizuar me Greqinë dhe kjo ishte arsyeja pse Greqia ishte renditur në grupin e vende pararojë në procesin e integrimit të vendit tonë”, u shpreh Bushati duke lënë të kuptohet se në marrëdhëniet shqiptaro-greke janë bërë hapa pas.