TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Që nga muaji Janar kanë ndodhur mbi 100 vjedhje në fshatrat e njësisë Administrative në Novoselës të Vlorës dhe nga grupet kriminale me maska po terrorizohen banorët. 40 vjedhje janë kryer vetëm në fshatin Bishan, ndërsa të tjerat kanë ndodhur në fshatrat Aliban, Poro, Dëllenjë dhe Mifol.
Banorët shprehet të shqetësuar dhe tregojnë për dosja.al se grabitësit u kanë hyrë nëpër banesa gjatës natës dhe u kanë vjedhur edhe bagëtitë.
Ata i bëjnë thirrje shtetit që të veprojë pasi shprehen se u rrezikohet jeta nga dy grupe kriminale që lëvizin të armatosur.
“Kemi 4 ditë që bëjmë roje natën. Kemi frikë. Do bëjmë vetëgjyqësi nëse nuk vë dorë shteti. Policia të marrë masat se po na rrezikohet jeta. Lëviz një grup grabitësish me armë”, shprehen banorët.
Ata theksojnë se nuk kanë besim te policia pasi sipas tyre deri më tani nuk është arrestuar asnjë person dhe shprehen se janë të terrorizuar.
Banorët kanë nisur të patrullojnë natën për të ruajtur pronat e tyre deri në momentin kur të shohin reagimin e policisë apo shtetit.