TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka paralajmëruar sot një protestë kundër ardhjes së presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kreut të serbëve në Bosnje, Milorad Dodik në Shqipëri.
Vuçiç dhe Dodik pritet të marrin pjesë në Samitin “Brdo-Brione” që mbahet sot në Tiranë.
Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar të gjithë qytetarët në Tiranë që t’i bashkohen në protestën e pasdites së sotme, e cila mbahet në orën 18:00.
Njoftimi i VV:
Aleksandar Vuçiç dhe Milorad Dodik po planifikojnë të vinë në Tiranë më 8 maj – nuk janë të mirëseardhur! Ftojmë qytetarët të na bashkohen ditën e mërkurë, data 8 maj, në ora 18:00, para monumentit të ‘Vëllezërve Frashëri’, Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, për të shprehur simbolikisht dhe në mënyrë paqësore kundërshtimin ndaj politikave supremaciste serbe që rrezikojnë kombin shqiptar, si dhe drejtësinë e paqen në rajon.