AKTUALITET, 25 Janar 2019, 21:54

Vritet me mjete të forta 35-vjeçari në Tiranë, policia fsheh ngjarjen (Dyshimet)

Vritet me mjete të forta 35-vjeçari në Tiranë, policia

Një burrë, 35 vjeç, dyshohet se, është goditur mbrëmjen e kaluar me mjete të forta dhe është lënë pa ndjenja në fashatin Zall-Bastar të Tiranës.

Ai është gjetur nga kalimtarë rreth orës 22 dhe më pas është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë ku ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Burime nga policia për Fax News bëjnë të ditur se 35-vjeçari dyshohet se ka rënë nga lartësia.