AKTUALITET, 25 Janar 2019, 19:32

Partizani triumfon në Korçë, hap i rëndësishëm përpara drejt titullit

Partizani triumfon në Korçë, hap i rëndësishëm

Partizani triumfon ndaj Skënderbeut për herë të parë këtë sezon. Të kuqtë kanë mundur ekipin korçar me një gol të shënuar nga Mala që në minutën e tretë të ndeshjes, që ka qenë e luftuar deri në sekondën e fundit.

Partizani humbi shansin e artë për ta mbyllur ndeshjen në pjesën e dytë, kur Telushi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Portieri Teqja bëri një pritje të bukur, duke e mbajtur ekipin e tij në lojë, por Skënderbeu nuk ia doli të barazonte.

Humbja e pestë për korçarët, ndërsa Partizani hedh një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion. Të kuqtë e mbyllën ndeshjen me 10 vetë, pasi në shtesë Trashi u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Abazit.

Një minutë heshtje u mbajt para nisjes së ndeshjes, në nderim të Vasillaq Zërit, ish-lojtarit të Dinamos, i ndarë sot nga jeta.