TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti demokrat, Luciano Boçi, kërkon që qytetarët të ngrihen në protestë. Përmes një postimi në “Facebook”, Boci shkruan se nesër në orën 12:00 shqiptarët do kenë mundësi të protestojnë jo vetëm për Holtën, por edhe për arsimin e degraduar, shëndetësinë stratosferike dhe ekonomiminë e shkatërruar.
Deputeti demokrat shkruan se po zhduken bukuri natyrore për ca fitime miliona euroshe dhe se është mbytur Gramshi, Skrapari, Librazhdi dhe Zagoria me HEC-e.
“Dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme ekosistemi i pellgut të Tomorricës dhe zona e Sotirës, sikurse perlat e tjera të Gramshit e Skraparit. Tani në vend të rrjedhës së kristaltë ujore, njerëzit e turistët do shohin vetëm tuba pa fund. Prandaj nesër në 12.00 të protestojmë në Holtë, në emër të Zotit dhe të Shqipërisë”, shkruan Boçi.
Postimi i plotë i Luciano Boçit
JO VETËM HOLTA!
Kemi 100 arsye për të protestuar:
për mjerimin, për arsimin e degraduar, për shëndetësinë stratosferike, për ekonominë e shkatërruar, për shpresën e vrarë, për të ardhmen e mbyllur, por dhe për natyrën e pushkatuar!!!!
Nësër në 12.00 në Holtë, jo vetëm për Holtën.
Qeveria e panginjur Rama, e cila, për propagandë, në aktin e parë të saj anulloi një HEC, tani ka vënë në shenjestër jo vetëm Holtën.
E ka mbytur Gramshin, Skraparin, Librazhdin, Zagorinë, gjithë Shqipërinë me HEC-e çibanë në shpinën e bukurive natyrore.
Si duket sipas parimit të njohur:
“Një bie, qindra ngrihen!”
Lejet për HEC-e kanë zaptuar të gjithë territorin e Gramshit e më tej.
Në përrenjtë fantastikë të kësaj treve mrekulli natyre, Rama ka miratuar 13 të tilla.
Zhduken kështu bukuri prej Zoti, për ca fitime miliona eurosh.
4 janë në Kukër.
4 në Skënderbegas përfshirë një në Sotirë.
3 në Poroçan.
2 në Lenie.
Dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme ekosistemi i pellgut të Tomorricës dhe zona e Sotirës, sikurse perlat e tjera të Gramshit e Skraparit.
Tani në vend të rrjedhës së kristaltë ujore, njerëzit e turistët do shohin vetëm tuba pa fund.
Prandaj nesër në 12.00 të protestojmë në Holtë, në emër të Zotit dhe të Shqipërisë!!!!