AKTUALITET, 25 Janar 2019, 18:43

Shqipëria i dërgon Maqedonisë pamjet e arratisjes së Gruevskit

Shqipëria i dërgon Maqedonisë pamjet e arratisjes së

Autoritetet shqiptare do t’u dërgojnë homologëve në Shkup pamjet e arratisjes së Nikola Gruevskit nga territori shqiptar. Ish-kryeministri maqedonas kaloi përmes Shqipërisë drejt Malit të Zi me destinacion përfundimtar Hungarinë, ku i është pranuar kërkesa për azil politik.

Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë në pikat kufitare dhe në to duket momenti kur Gruevski hyn në makinë dhe kalon kufirin mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Gruevski është dënuar nga gjykata në Shkup me 2 vite burg për korrupsion.