AKTUALITET, 25 Janar 2019, 19:07

Shqipëria vend tranzit për emigrantët, ndalohet një tjetër grup në Shkodër

Shqipëria vend tranzit për emigrantët, ndalohet një

Paraditen e sotme dhjetë emigrantë klandestinë sirianë u ndaluan në Shkodër e Malësi të Madhe.

Shtatë klandestinë u ndaluan në lulishten pranë Xhamisë së Shkodrës dhe tre të tjerë në Malësi të Madhe bashkë me drejtuesin e një mjeti që po i transportonte drejt kufirit të gjelbër me Malin e Zi.

Edhe gjatë vitit që lamë pas një numër i lartë i shtetasve të ardhur nga vendet e treta hynë në territorin shqiptar me qëllim kalimin drejt Malit të zi, e për ta vijuar udhëtimin në vendet e bashkimit europian.

Për pesë muaj të 2018-ës, u raportua zyrtarisht për mbi 1600 emigrantë nga Siria që kërkuan azil në Shqipëri, duke e dyfishuar numrin në raport me 2 vite më parë.