AKTUALITET, 25 Janar 2019, 21:03

Tronditet Gjirokastra, shpërthim tritoli ndërtesës 3-katëshe

Tronditet Gjirokastra, shpërthim tritoli ndërtesës 3-katëshe

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në një ndërtesë 3-katëshe në qytetin e Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur në një dyqan në katin e parë të ndërtesës në lagjen ‘Granicë e Sipërme’.

Paraprakisht dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një sasie tritoli.

Nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e shpërthimit, përveç dëmtimit të kangjellave të jashtme dhe xhamave të pallateve rrotull.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.