AKTUALITET, 3 Prill 2019, 12:59

Ardi Veliu emëron drejtorin e ri të Policisë së Fierit(EMRI)

Ardi Veliu emëron drejtorin e ri të Policisë së Fierit(EMRI)

Pas shkarkimit të ish-drejtorit të policisë së Fierit, Albert Nushi, dhe zëvëndësimin e tij përkohësisht me nëndrejtorin, Andon Marko, burime për Tpz.al bëjnë me dije se, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka emëruar zyrtarisht Andon Markon në postin e drejtorit të policisë së Fierit .

Më një shkresë të posacme të firmosur nga Ardi Veliu, Marko, zyrtarisht është në krye të Drejtorisë së Qarkut të Fierit. Kujtojmë që, ish-drejtori Nushi u shkarkua pas takimit që kryeministri Edi Rama, zhvilloi në fillim të muajit mars në qytetin e Fierit ku u prit me protesta të shumta.

/TPZ.AL/

Lexo edhe:

http://www.tpz.al/2019/03/14/prapaskenat-rama-urdheroi-shkarkimin-e-drejtorit-te-policise-fier/