TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një skenë e përgjakshme përshkruhet nga një kamerier i lokalit, ajo e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e ish Bllokut në kryeqytet.
Burime thanë se sipas dëshmisë që kamerieri i lokalit ka dhënë për hetuesit, është shprehur se ka pasur më shumë se 10 të shtëna me armë zjarri. “Ishte një kasaphane, gjaku ishte përhapur kudo në dysheme”, mësohet të jetë shprehur punonjësi për Panorama.
Viktimë nga atentati ka mbetur Rigers Gaxha, i cili njihet si truproja e Ervis Martinajt. Ky i fundit dyshohet se ka qenë objektiv i atentatit.
Ervis Martinajt dhe Laert Hasa kanë mbetur të plagosur me armë zjarri. Të dy janë transportuar në spitalin e Traumës. Laert Hasa është në gjendje të rëndë shëndetësore, bënë me dije burime spitalore, ndërsa gjendja e Martinajt është e stabilizuar.
Lëndime të lehta mësohet se ka marrë pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, Redi Popesku.