AKTUALITET, 4 Tetor 2018, 23:48

Zbardhen rrethanat/ Kush ishte shënjestra e atentatit në mes të Tiranës (FOTO)

Rigers Gaxha është personi që ka mbetur i vrarë në përplasjen me armë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ndërsa 2 të plagosurit janë Ervis Martinaj dhe Leart Hasa. Të dy ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes se cilat janë motivet dhe mënyra se si ka rrjedhur situata, por burime policore i thanë lapsi.al se autori ka qenë një person i vetëm që ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar mbi 10 herë ndaj tavolinës ku ndodhej viktima. Sipas të njëjtave burime shënjestra ka qenë Martinaj, por Gaxha që ishte truproje e tij ka dalë para plumbave.

Autori ka përfituar nga paniku në lokal për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Martinaj ka marrë një plumb në qafë, por pa rrezik. Ai është me origjinë nga Burreli është përfshirë në disa ngjarje mes të cilave ajo në lokalin “Muraga” në zonën e Linzës në 2016.

Image result for ervis martinaj

Për këtë ai u dënua me 1 vit e 4 muaj burg si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015. Po ashtu emri i tij ka dalë edhe në dosjen e bujshme gjyqësore kundër Emiljano Shullazit.

Ishte biznesmeni Ylvi Beqaj, i cili në dëshminë e tij ka deklaruar se Ervis Martinaj e ka kërcënuar dhe i ka ofruar 7 milionë euro, në mënyrë që ai të mbyllë gojën në gjyqin kundër Shullazit. 36-vjeçari nga Burreli, i cili është rritur në Laç dhe jeton në Tiranë, është dënuar edhe me burg dhe disa herë me gjobë për organizim të palejuar të lotarive në Tiranë.

Image result for ervis martinaj

 

Martinaj dyshohet gjithashtu se megjithëse ishte pjesë e policisë ka kërcënuar me jetë në vitin 2013, shefin e repartit special “Shqiponja”, në kulmin e operacionit të lojërave të fatit. ©LAPSI.al

Image result for ervis martinaj