AKTUALITET, 5 Tetor 2018, 08:42

Atentati në Bllok, Ervis Martinaj jashtë rrezikut, Hasa në gjendje kritike

Atentati në Bllok, Ervis Martinaj jashtë rrezikut, Hasa në

Një atentat gjatë mbrëmjes së sotme solli vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

26 vjeçari Riges Gaxha, truproja i Ervis Martinaj ka humbur jetën, ndërsa Ervis Martinaj mbeti i plagosur së bashku me Laert Hasaj. Martinaj është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës për t’iu nënshtruar një operacioni, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Martinaj u gjuajt me një plumb në qafë. Pas përfundimit të operacionit ai është dërguar në një spital privat për mjekim të mëtejshëm, është jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri tjetër Laert Hasaj ndodhet në gjendje kritike pasi ka marrë disa plumba në pjesë të ndryshme të trupit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen. TPZ.AL