AKTUALITET, 8 Tetor 2018, 12:50

Vrasja në Bllok/ Gjykata jep “arrest me burg” për Gledo Hotin

Vrasja në Bllok/ Gjykata jep “arrest me burg” për Gledo

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg’ për Gledo Hotin pasi akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”. Ai ishte pjesë e konfliktit të armatosur në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë një dhe u plagosën dy persona.

Hoti do të qëndroj në burg deri në 45 ditë deri në përfundimin e plotë të hetimeve. Ai u arrestua në Kakavijë teksa përpiqej të largohej në Greqi. TPZ.AL