TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazeta greke “Prothema” shkruan mëngjesin e sotëm se një zyrtar i policisë greke do të vijë në Shqipëri për t’u njohur me hetimet e deritanishme për ekstremistin grek Kostandines Kacifas.
“Ne do të punojmë me policinë shqiptare, në mënyrë për të marrë të gjitha informatat në lidhje me hetimin rreth rrethanave të vdekjes së Kacifas”, shkruan policia greke, transmeton “Prothema”.
Më tej gazeta greke tregon se Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve ka rënë dakord me palën shqiptare për të dërguar një ekspert të kriminalistikës për t’u njohur me rezultatet e hetimeve.
Kacifas u vra para pesë ditësh në fshatin Bulatat të Gjirokastrës nga RENEA pasi gjuajti me armë zjarri policinë shqiptare, kjo e fundit iu përgjigj duke e ekzekutuar me dy plumba.
Familjarët e Kacifas kanë refuzuar të tërheqin trupin e të ndierit pasi abuzojnë policinë shqiptare si fajtore. Nga ana tjetër politika greke ka kritikuar palën shqiptare. TPZ.AL