AKTUALITET, 18 Dhjetor 2017, 15:31

Taulant Balla vjedh kartat e deputetëve të PD, voton në emër të tyre

“Këta falsifikojnë emrin e tyre!!! Jo më votën time! Votimi i PPP i paligjshëm dhe i pavlefshëm.”

Ky është postimi i deputetit të Partisë Demokratike, Genc Pollo, që denoncon kështu vjedhjen e kartës së tij të votimit gjatë seancës parlamentare ku u votua për emërimin e Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku.

Sipas procesverbalit të publikuar, tre deputetë të Partisë Demokratike: Genc Pollo, Ervin Salianji dhe Anton Frrokaj rezultojnë se kanë votuar pro Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku.

Në fakt nuk bëhet fjalë për ndonjë votim të gabuar apo të paqëllimshëm, por për kartat e votimit të cilat deputeti Taulant Balla i ka marrë nga krahu i opozitës.

A do ta hetojë Kryeprokurorja Marku deputetin Balla?

/TPZ.AL/